Dalja nga shtrati i lumit Vjosë ka rrezikuar jetën e tre punonjësve të policisë.
Forcat blu bëjnë me dije se në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujërat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras.
Në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”.
Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.
NJOFTIMI
Në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras. Si pasojë rruga e vjetër është e mbuluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”. Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.
Po merren masa për nxjerrjen e mjetit dhe punonjësve të policisë me mjetet e FA.