Rama: E përballuam përmbytjen shumë më mirë se në vitin 2015

Shqipëria

Rama: E përballuam përmbytjen shumë më mirë se në vitin 2015

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama është në qytetin e Vlorë, ku pa nga afër masat e marra për përballimin e përmbytjeve.

Në komunikimin me banorët, Rama tha se situatën e përballuam shumë herë më mirë sesa përmbytjet e vitit 2015. Ndërkohë situata në Vlorë është serioze, për shkak se prurjet e lumit Vjosa janë shtuar.

“Qyteti i Vlorës ndryshe nga dy vjet më parë ku u përmbyt gjithçka, falë investimeve masive dhe pastrimit tërësor të kanalizimeve, i përballoi plotësisht prurjet e jashtëzakonshme dhe Bashkia Vlorë në gatishmëri të plotë për ndihmën për familjet që me gjasë, mund të lëviznin a lëvizin nga banesat e rrezikuara”,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat