Punonjësit e plagosur, OSHEE u mundëson kurimin jashtë shtetit

Shqipëria

Punonjësit e plagosur, OSHEE u mundëson kurimin jashtë shtetit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:53
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek nga afër gjendjen e punonjësve që pësuan dëmtime nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkodër, ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

OSHEE ka marrë përsipër dërgimin për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit, për 46 vjeçarin Afrim Halluni me funksion elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe 30 vjeçarin Erion Hafizi me funksion operator në nënstacionin Shkodra 1.

Kompania e shpërndarjes do të mbulojë financiarisht dërgimin ditën e hënë të dy të lënduarve me avion special mjekësor, drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës dhe kurimin në spital për djegiet që kanë pësuar.

Gjithashtu, OSHEE ka qëndruar pranë familjes së elektricistit Sabri Vlinga i cili humbi jetën në krye të detyrës ndërsa punonte për riparimin e një defekti në fiderin e Roskovecit.

Kompania ka vendosur të punësojë pranë OSHEE-së, dega Fier, bashkëshorten e të ndjerit, Mirelën. OSHEE do të paguajë plotësisht edhe pagesën e studimeve të vajzës së të ndjerit, Donaldës, e cila ndjek studimet për Financë-Bankë pranë një universiteti privat në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat