Meta takohet me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

Shqipëria

Meta takohet me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:19
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Në këtë takim, Presidenti Meta ju garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe e falënderuan për vëmendjen dhe dialogun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat