Gjiknuri: OSHEE po punon për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë

Shqipëria

Gjiknuri: OSHEE po punon për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë

Nga: ATSH Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:53
ilustrim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri,‏ deklaroi sot se OSHEE po punon për riparimin e fiderit 10 kV Valbonë-Tropojë.

Në statusin e tij Twiter, ministri Gjknuri shprehet:“Në Valbonë, teksa elektriçistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë. Dëbora dëmtoi 10 shtylla, si dhe ka shkëputur përcjellesin në disa akse”.

“ Po punohet prej disa orësh, me mjete të rënda për ngritjen e shtyllave dhe sistemimin e linjës”, shkruan Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat