Heroina fshehur në tavernë, pronari grek flet për shqiptarin e arrestuar

Shqipëria

Heroina fshehur në tavernë, pronari grek flet për shqiptarin e arrestuar

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:19
Pronari

Pas shkaterrimit te bandes shqiptaro-greke te trafikut te heroines me drejues nje shqiptar, ka folur per mediat greke pronari i tavernes ku ishte fshehur sasia e droges.

Pronari grek cituar nga mediat vendase nuk e ka fshehur dot habine e madhe kur mesoi se shqiptari qe ai i besonte si femijen e tij ishte pjese e rrjetit te trafikut, shkruan “Panorama”.

Ai thote se shqiptarin 34-vjeçar e donte si djalin e tij pasi punonin bashkë prej shumë kohësh.

“Më lehtë do ta kisha të fajësoja fëmijën tim se sa atë”, thotë ai, duke keshilluar tashme te gjithe qytetaret qe te bejne kujdes me cilen punojne.

“Bëni kujdes se cilët persona fusni në shtëpitë dhe bizneset tuaja”- thote ai.

Dje u arrestuan tre shqiptare, gjate aksionit në qytetin Kalyvia, ku u sekuestruan rreth 29 kilogramë heroinë. Droga u gjet në murin e nje tavernë, ku punonte njëri prej shqiptarëve, qe u prangos dhe ishte pjese e bandes se trafikut.

Mediat greke thane dje se koka e bandes ishte nje shqiptar 32-vjecar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat