Rama kërkesë kryeministres: Linjë direkte fluturimi me Poloninë

Shqipëria

Rama kërkesë kryeministres: Linjë direkte fluturimi me Poloninë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Varshavë të Polonisë, ku ka pasur një takim me kryeministren e këtij vendi, Beata Szydlo.

Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, kreu i qeverisë ka kërkuar që një kompani fluturimi polak për të vendosur linjë direkt me Tiranën.

“Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e shkuar dhe në këtë kontekst i kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompaninë e fluturimeve polake për të konsideruar mundësinë e vendosjes së një linje direkte që do të sillte përfitushmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp.

Ndërsa Beata Szydlo u shpreh se beson se KE do të marrë në konsideratë dhe do të njohë arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit për të hapur negociatat. 

Ajo theksoi se Polonia është në krah të Shqipërisë, ndërsa mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat