Ish- ministri demokrat për mandatin e prokurorit: Palët duhet të ulen në diskutime

Shqipëria

Ish- ministri demokrat për mandatin e prokurorit: Palët duhet të ulen në diskutime

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:21
Gazmend Bardhi

E ndërsa politika dhe ekspertët janë ndarë në qëndrime nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 5 apo 7 vite, eksperti ligjor i PD-së Gazmend Bardhi thotë se këtë e përcakton vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Bardhi: Qëndrimi jonë është se këtë nuk e ndan as Kuvendi, as politika dhe as ekspertët e lirë që janë në Shqipëri. Këtë e ndan organi që ka përcaktuar Kushtetuta, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Është KLP që do të duhet të përcaktojë me vendim të tij se kur i mbaron mandati Prokurorit aktual të Përgjithshëm.

Kushtetuta ndryshe nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk ka një përcaktim që thotë se Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i nënshtrohet mandatit të tij të mëparshëm. Mungon një rregull i tillë, kjo hap debatin nëse mandati i Llallës është 5 vjet sa çka qenë në kohën kur është emëruar apo është 7 vjet siç thotë tani Kushtetuta në momentin kur do të duhet të konstatohet mbarimi i mandatit. Qëndrimi korrekt është që këtë nuk e përcakton as Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, as partitë politike, as grupimet politike, as Kuvendi, as Presidenti përveç Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cilki nuk është ngritur ende, apo një interpretimni që mund ti bëjë Kushtetutës Gjykata Kushtetuese.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bardhi thotë se zgjidhja e vetmë është që palët politike të ulen dhe plotësojnë boshllëkun kushtetues dhe ligjor.

Bardhi: Deri në këtë moment nuk di të ketë ngërç institucional, Prokurori i Përgjithshëm është në detyrë dhe është ai interpretuesi i parë i normës kushtetuese se është duke zbatuar Kushtetutën në këtë moment. Ngërçi zgjidhet vetëm duke plotësuar boshllëkun kushtetues dhe ligjor. E vetmja zgjidhje për këtë situatë është që palët politike të ulen dhe plotësojnë boshllëkun kushtetues dhe ligjor. Është detyrim për të rregulluar një situatë ligjore që nuk zgjigjet me memo dhe shkresa, as duke u mbledhur komisioni i ligjeve.

E ndërsa mazhoranca i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të nisë zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës, Bardhi jep këtë argument:

Bardhi: Është për tu përshëndetur fakti që mazhoranca është tërhequr nga qëndrimi fillestar që Prokurori i Përgjithshëm, qoftë edhe i përkohshëm mund të zgjidhej me 36 vota, apo shumicë të thjeshtë.Qëndrimi zyrtar i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit është që vendimi do duhet të jetë me 3/5  votave të deputetëve. Në këtë moment nuk mund të flitet për zgjidhjen e një Prokurori të ri të Përgjithshëm në kushtet kur nuk ka një dispozitë kushtetuese që na lejon të ndërmarrim këtë veprim. Nëse do të ndërmerrej do të ishim në shkelje të Kushtetutës. Kushtetuta flet për kandidatura që vinë nga KLP. Ky Këshill deri tani nuk është ngritur në shkelje të afatit që ka vendosur Kushtetuta, duhet të ishte ngritur që në prill të 2017.

Nëse në këtë moment Kuvendi dhe politika ndërhyjnë dhe i marrin një kompetencë KLP jemi para një shkelje të rëndë kushetuese, do ta quaja dhe një atentat ndaj reformës në drejtësi. Një nisje e mbprapshtë e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat