Bushati në Vjenë, merr pjesë në ministerialin e OSBE

Shqipëria

Bushati në Vjenë, merr pjesë në ministerialin e OSBE

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Ditmir Bushati dhe Sebastian Kurz

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në ministerialin e OSBE në Vjenë, me ftesë të homologut austriak, Sebastian Kurz.

Në Vjenë organizohet takimi i 24-rt i Këshillit Ministror të OSBE-së, në datat 7-8 dhjetor, nën kryesinë austriake të saj.

Në konferencë marrin pjesë 45 ministra nga shtetet pjesëmarrëse të organizatës.

Në këtë takim, i cili përmbyll kryesinë Austriake të OSBE-së, ministrat përqendrohen në analizën e përpjekjeve të bëra për të zgjidhur konfliktet dhe për të adresuar sfidat në hapësirën e OSBE-së, veçanërisht krizën në dhe përreth Ukrainës, forcimin e kapaciteteve të OSBE-së për të nxitur bashkëpunimin, rigjallërimin e dialogut strategjik mbi çështjet e politikave rajonale të sigurisë si dhe forcimin e OSBE-së për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e reja globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat