Shorti për KED, Rama: Një skandal në kundërshtim me Kushtetutën

Shqipëria

Shorti për KED, Rama: Një skandal në kundërshtim me Kushtetutën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:07
Luan Rama

"Skandal" e ka konsideruar Luan Rama, shortin e hedhur sot për zgjedhjen e Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Në një mesazh në Fb, nënkryetari i LSI shprehet se shorti u hodh "në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!

Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, - thekson ai, - por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi është e kompromentuar!", përfundon Rama shënimin e tij. LSI vendosi ta bojkotojë sot procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat