Punoj në kabinetin e Kryeministrit prej një muaji.. Studentja befason Ramën

Shqipëria

Punoj në kabinetin e Kryeministrit prej një muaji.. Studentja befason Ramën

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:21
Edi Rama dhe Studentja

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar nga Shkodra të rinjtë të vënë në provë mbështetjen e qeverisë me ide dhe nisma inovative.

Gjatë takimit me studentë të ekselencës të cilët shprehën shqetësimet e tyre, Rama tha se propaganda që përdorin politikanët “duam të rinj” në vendimmarrje është e gjitha një lojë, por shtoi se të gjitha ata të rinj që kanë ego dhe kurajo për të ecur përpara, rrugën e kanë të hapur.

Në mbështetje të deklaratës së tij, ishte edhe një studente, kur deklaroi se prej një muaji ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, fakt i cili suprizoi edhe vetë Ramën.

Kryeministri Rama: I thotë dikush Mozartit, dua të bëj një simfoni, si ta bëj? Pse me simfoni? Filloje, - i tha Mozarti, - me ndonjë sonatë. Po ti e bëre simfoninë 10 vjeç? – i përgjigjet. Epo, unë nuk pyeta njeri, - ia ktheu - sesi bëhet.” Nga një anë nuk i duhet vënë kufi imagjinatës, se çfarë mund të bëhet. Nga ana tjetër, neve na duheni për ato që dini ju dhe që nuk i dimë ne.

Unë e kuptoj shumë mirë që është dhe një skepticizëm i trashëguar lidhur me përputhjen e fjalës me faktin. Unë i kam shumë bezdi, deri në shqetësim alergjik, politikanët që flasin për rininë, që thonë ne duam të rinj që të jenë në vendimmarrje. Është e gjitha lojë. Unë besoj që ata të rinj, ato të reja që duan vërtetë të marrin pjesë, rrugën e kanë. Nëse e gjetën rrugën atëherë kur s’kishte rrugë, në ’90-ën, tani rruga është për këdo, por dikush e sheh, dikush nuk e sheh rrugën, por rruga aty është. Kështu që ju duhet ta merrni iniciativën dhe duhet të keni bindje që ajo që ju doni të bëni, bëhet. Duhet të këmbëngulni, edhe nëse ndesheni në indiferencë, duhet insistuar.

Ne jemi të gatshëm të vendosim në dispozicion, jo vetëm gatishmërinë tonë, por dhe burime për të ndjekur çdo proces me interes publik që ju mund të inicioni, që mund të jetë në interesin tuaj, por që ka dhe një interes më shumë, sesa thjesht interesi juaj individual. Nëse ju bëni këtë dhe këtu s’është nevoja që ju të mblidhni Rrjetin dhe të merrni vendime si komitet. Qoftë dhe njëri ndër ju, nëse del nga salla dhe thotë unë do e bëj vetë këtë, ne jemi të gatshëm që ta mirëpresim. Nëse bëheni 3, 5, 50, apo 500 aq më mirë. Na vini në provë. Unë besoj që ne e kalojmë këtë provë. Por, nëse nuk e kalojmë, le të na mbetet neve, por ama duhet të jetë iniciativa juaj.

Studentja: Edhe unë jam si shumë nga ju të ekselencës, me të gjithë bursat e përfituara, të studiuara nga jashtë. Sot punoj në Kabinetin e Kryeministrit. 

Kryeministri Rama: Punon në kabinetin e Kryeministrit? Nuk e kam parë.

Studentja: Kam 1 muaj që kam filluar. As më ka parë. Nuk më ka përzgjedhur. Kjo do të thotë që nuk më gjeti dhe as më kërkoi për pozicion në kabinet. E kërkova mundësinë dhe jam aty ku doja të isha. Mjafton që ju t’i kërkoni mundësitë.

Kryeministri Rama: Shumë faleminderit për këtë bashkëbisedim! Unë mora të gjithë kënaqësinë që prisja dhe shpresoj që të mos ketë qenë e mërzitshme për askënd prej jush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat