Kosova solidaritet me zonat e përmbytura

Shqipëria

Kosova solidaritet me zonat e përmbytura

Nga: ATSH Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:57
ilustrim

Kosova shprehu solidaritetin në mbështetje të zonave të prekura nga përmbytjet e fundit në Shqipëri, duke dërguar një kontigjent të Forcave të Sigurisë, si dhe ndihma të shumta ushqimore.

“Me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë”, shkruan të dielën Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Një kontigjent i FSK-së me 37 trupa, 19 automjete dhe 1 autokran Terex po merr pjesë në operacione humanitare në vendin tonë. Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga njësi të Batalionit të Xhenios, të pajisur me mjete teknike për ndërtimin e urave lëvizëse.

Ndërkohë nga Kosova kanë mbërritur javën e shkuar në vendin tonë edhe rreth 15 kontigjente me ndihma ushqimore për t’u ardhur në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më tepër nga përmbytjet e fundit. Po ashtu, rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me ndihma ushqimore elementare për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat