Rama: Ta zgjedhim prokurorin me opozitën, ashtu siç bëmë më 25 qershor

Shqipëria

Rama: Ta zgjedhim prokurorin me opozitën, ashtu siç bëmë më 25 qershor

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:58
Edi Rama

Pavarësisht se kërkesa dhe ftesat e tij të hershme janë hedhur poshtë nga Lulzim Basha, Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë këtë të hënë në mbledhjen e qeverisë demokratëve, duke thënë se nëse ka vullnet dhe largpamësi, atëherë çështja e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm mund të jetë pikënisje për një marrëveshje mes maxhorancës e opozitës.

Rama shprehet se kjo mund të jetë pikënisja e një pakt për Europën, pasi Shqipëria është më afër se kurrë pranë çeljes së negociatave. Madje, ndryshe nga herët e tjera, Rama është shprehur se “lumenjtë e baltës” të vijojnë të rrjedhin në shqip, por se është themelore se në anglisht (duke nënkuptuar raportin me BE) të gjithë të flasin njëlloj.

Në të kundërt është shprehur Edi Rama, maxhoranca do ta votojë e vetme çështjen e kryeprokurorit me votat e saj.

“Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion por ashtu sic kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdushme opozitës dhe nuk e shftyrëzuan atë mundësi në emër të interesit kombëtar, sot, përsëri, ne jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është në rradhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave me BE-në.

Nëse ka vullnet dhe nëse ka largpamësi, ne mund ta shfrytëzojmë si pikënisje e një procesi ndërveprimi e bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria përfaqësuesit e popullit shqiptar në shumicë e opozitë do të bëjnë për venidn gjithçka që kanë në dorë në funksion të çeljes së negociatave. Jemi më afër se asnjëherë, por deri në sekondën e fundit, ne duhet të bëjmë progres dhe cdo gjë që kemi në dorë për të mos i dhënë askujt asnjë alibi dhe asnjë arsye që të ngurrojë të ngrejë dorën për të miratuar çeljen e negociatave.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat