“I lutem shumë Lulzim Bashës”, ja çfarë kërkon Kryeministri

Shqipëria

“I lutem shumë Lulzim Bashës”, ja çfarë kërkon Kryeministri

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:37
Edi Rama

“I lutem shumë Lulzim Bashës që ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë përgjegjësinë si lider i opozitës: Negociatat nuk çelen me PS por me Shqipërinë. Negociatat nuk zgjasin sa një mandat qeverisës, por më gjatë. Kjo i shërben edhe PD-së që sot është në opozitë”, tha Kryeministri Edi Rama duke folur ne mbledhjen e grupit te PS.

“Jemi më afër se kurrë hapjes së negociatave. Nuk duhet të shahemi në anglisht. Deri në sekondën e fundit duhet të bëjmë progres për të mos i dhënë askujt asnjë alibi të ngrejë dorën kundër Shqipërisë”, vijoi ai.

Sipas Kryeministrit, gjuha e përbashkët mazhoracë-opozitë duhet të nisë me zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat