Rama publikon videon shpjeguese: Nuk keni më nevojë të sillni këto dokumenta në shtet

Shqipëria

Rama publikon videon shpjeguese: Nuk keni më nevojë të sillni këto dokumenta në shtet

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:49
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën përmes një videoje të postuar në rrjetin social që sqaron qytetarët shqiptarë për lehtësirat e krijuara nëpër institucionet shtetërore.

Kryeministri shkruan se që nga data 15 dhjetor e këtij viti listës së dokumenteve që tashmë nuk duhet të paraqisë qytetari do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

MIRËMËNGJES

dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë

Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi. Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare prane, suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 2?6? dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më, nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t'i shtohen edhe 3? dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania:

· Ekstrakt i thjeshtë

· Ekstrakt historik

· Certifikata e regjistrimit (NUIS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat