Kryeministri Edi Rama, ka dekoruar me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit, të rënin në krye të detyrës, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë motit të keq, teksa po punonte për riparimin e një defekti me energjinë elektrike.
Këtë fakt, e ka bërë publik vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit [????] ”.
Në përmbyllje të postimit të tij Rama shkruan se “OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj.”