Tahiri dorëzon pasaportën dhe kartën e identitetit në prokurori

Shqipëria

Tahiri dorëzon pasaportën dhe kartën e identitetit në prokurori

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 22:18
Saimir Tahiri

Pas vendimit të gjykatës së krimeve të Rënda, e cila e ndalon ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin të dalë jashtë vendit për shkak se është një person nën hetim, ky i fundit ka dorëzuar sot pasaportën dhe kartën e identitetit.

Ai nën shoqërinë e  avokatëve ka shkuar vetë në prokurori ku ka dorëzuar dokumentet, duke bërë kështu që hetimet të vazhdojnë ende ndaj ti pa frikën se ai do të mund të largohet jashtë vendit

Ndërkohë që gazetarie Artan Hoxha në “Opinion” bëri me dije edhe sendet e sekuestruara në shtëpinë e Tahirit, pas përgjimeve se ai ka përfituar nga anëtarët e grupit kriminale lekë dhe send me vlerë. 

“Sendet e sekuestrua në banesë ...burzylyk i dalit, varëse ka prova dhe foto se ka qenë e trashëguar nga gjyshja, një palë vathë dhe një byzylyk dore për të rritur”, tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat