Sfidat në Ballkanin Perëndimor, Basha në Londër

Shqipëria

Sfidat në Ballkanin Perëndimor, Basha në Londër

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:49
Lulzim Basha

Lulzim Basha do të marrë pjesë në Londër në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Basha do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.

Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat