Shifrat e frikshme të 27 viteve pluralizëm... ja sa persona janë vrarë çdo vit në Shqipëri

Shqipëria

Shifrat e frikshme të 27 viteve pluralizëm... ja sa persona janë vrarë çdo vit në Shqipëri

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:52
Ilustrim

2017 vit i trazuar për policinë, por shënohet numri më i ulët i vrasjeve në këto 27 vjet

Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990. 

Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë teritorin e vendit. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje. Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë. 

Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena. 

Image

Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind. Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.  

Gazetari Roland Qafoku publikoi shifrat e vrasjeve vit pas viti që nga viti 1990 deri në 2017. 

VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI

 
VITI 1990/129 të vrarë 
VITI 1991/205 të vrarë 
VITI 1992/251 të vrarë 
VITI 1993/268 të vrarë
VITI 1994/265 të vrarë 
VITI 1995/210 të vrarë 
VITI 1996/248 të vrarë 
VITI 1997/1542 të vrarë 
VITI 1998/573 të vrarë 
VITI 1999/496 të vrarë 
VITI 2000/275 të vrarë 
VITI 2001/208 të vrarë 
VITI 2002/179 të vrarë 
VITI 2003/144 të vrarë 
VITI 2004/119 të vrarë 
VITI 2005/131 të vrarë 
VITI 2006/87 të vrarë 
VITI 2007/103 të vrarë
VITI 2008/88 të vrarë 
VITI 2009/82 të vrarë 
VITI 2010/118 të vrarë 
VITI 2011/124 të vrarë 
VITI 2012/126 të vrarë 
VITI 2013/107 të vrarë 
VITI 2014/98 të vrarë 
VITI 2015/54 të vrarë 
VITI 2016/71 të vrarë 

VITI 2017/47 të vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat