Edhe Vlahutini lë në baltë Ramën, e nxjerr zbuluar mbi përmbytjet

Shqipëria

Edhe Vlahutini lë në baltë Ramën, e nxjerr zbuluar mbi përmbytjet

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:45
Romana Vlahutin dhe Edi Rama

Edhe Delegacioni Europian në Tirana, i drejtuar nga Romana Vlahutin ka demaskuar kryeministrin Edi Rama sa i takon përmbytjeve.

Delegacioni ka bërë publik sot faktin se Shqipëria që në 4 dhjetor kërkoi ndihmë për përmbytjet, duke hedhur poshtë deklaratën e djeshme të Edi Ramës.

Kryeministri tha dje nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria nuk kishte kërkuar ndihma nga miqtë ndërkombëtar.

I pari që ia rrëzoi këtë ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i paraqiti Ramës dokumentin të bërë publik nga Aleanca e NATO-s, ku Shqipëria jo vetëm që kishte kërkuar ndihmë, por kishet kërkuar edhe pampersa për fëmijët.

Ja çfarë shkruan Delegacioni i BE-së në Tiranë:

Fletë informuese mbi misionin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së pas përmbytjeve të dhjetorit 2017 në Shqipëri

Në fillim të dhjetorit Shqipëria përjetoi reshje të mëdha që shkaktuan përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit;

Më 4 dhjetor Shqipëria i kërkoi ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERCC), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. ERCC koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse;

Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:

Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);

Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);

Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);

Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme;

Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik”i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile;

Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj;

Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERCC është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën. Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat