Rama takon Ministrin e Brendshëm francez dhe premton: Azilkërkimi do të ndalohet!

Shqipëria

Rama takon Ministrin e Brendshëm francez dhe premton: Azilkërkimi do të ndalohet!

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë së bashku me Ministrin e Brendshmëm Francez Gerard Collomb, dhe e ka siguruar këtë të fundit se qeveria po bën çmos që fenomeni i azilkërkimit të ndalohet plotësisht.

Rama deklaroi se kjo është një sfidë dhe qeveria është e qartë se nuk mund të tejkalohet duke ndenjur që ta sistemojnë vendet që presin azilkërkim.

“Natyrisht që e prekëm sic e thashë pak, temën e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit, ku së bashku kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë... ne nga ana jonë jo vetëm me masat e marra, por edhe për të vazhduar që t’ja bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme, por nga ana tjetër edhe një rrugë pa krye, pasi siç dëshmojnë vetë ata të cilët në fund të kësaj rruge, janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kostot individuale e familjare, por edhe të natyrës financiare. Procesi i frenimit do të vazhdojë deri në fund, qytetarët shqiptarë janë të gjithë mirëkuptues dhe të qartë lidhur me faktin se kjo është pjesë e rëndësishme esfidës sonë të përpjekjes për çeljen e negociatave për anëtarësim... por këtë orë duhet ta përshpejtojmë ne, me reformat tona me rezultatet tona dhe nuk mund të presim që të na e përshpejtojnë të tjerët.”-tha Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat