Reshje të dendura bore, bllokohet qafa e Llogarasë

Shqipëria

Reshje të dendura bore, bllokohet qafa e Llogarasë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 21:10
Ilustrim

Gjatë orës së para të mbrëmjes së sotme qafa e Llogarasë në Vlorë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Policia e Vlorës sqaron se për shkak të densitetit të lartë të dëborës në Qafën e Llogarasë, automjetet qarkullojnë me vështirësi.

"Bëjmë me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda (komionat dhe autobusët).

Policia Rrugore apelon qe të gjithë drejtuesit  e mjeteve  të pajisen e të vendosin zinxhirë kur të kalojnë në drejtim të këtij aksi rrugor. Drejtoni mjetin me kujdes", thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat