“Je kapur në bordello burrash në Brazil!” Bushati i kthen përgjigje Sali Berishës

Shqipëria

“Je kapur në bordello burrash në Brazil!” Bushati i kthen përgjigje Sali Berishës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Ditmir Bushati

Një vit më parë ish kryeministri Sali Berisha do të deklaronte se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte fotografuar në Brazil teksa shkonte në një bordello për meshkuj.

Sot, një vit më vonë vetë Ditmir Bushati ka dhënë një përgjigje për këtë akuzë të rëndë.

I ftuar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Ministri i Jashtëm u shpreh kështu për këtë akuzë:

“Më vjen për të qeshur sa herë që e dëgjoj këtë gjë, por le t’ia lëmë këto Berishës. Janë nga ato ëndrrat e Berishës, që i sheh, më pas fillon i beson dhe mandej ju mbush mendjen atyre që ka rreth e përqark, për të thënë të njëjtën vjershë.. ,Por taashme, keto janë gjëra për të cilat ne kemi fituar imunitet”

Çfarë tha Berisha më nëntor të vitit të kaluar në parlament:

I them Edi Ramës mos u shërbe me njerëz të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degradon në shkallën më ekstreme. Në radhë të parë para vetes së tyre dhe familjarëve të tyre. Unë nuk them se janë të pafajshëm, janë skllevër të rekrutuar, por e vërteta është që faqja e zezë të mbetet ty. I detyrove ata mjeranë të shpërfytyrohen dhe gënjejnë në mënyrë të përsëritur me media, kur i kap ata peng, e kap ministrin e jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se ‘shkoi në bordello burrash’ dhe nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq. Nuk ka ndodhur në 20 vite kjo. Jo mor, mos ta themi ne këtë. Për cilin ministër është thënë kjo mor? E tha opozita këtë? Ua tha Bota këtë mor. E kanë qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë, e kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Pse nuk e hedh në gjyq ky? Apo ngaqë mund t’i nxjerrë fotot ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat