Mesila Doda mbështet opozitën: Në këto kushte sheshi dhe përballja garantojnë demokracinë

Shqipëria

Mesila Doda mbështet opozitën: Në këto kushte sheshi dhe përballja garantojnë demokracinë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 22:43
Mesila Doda

Për ish-deputeten Mesila Doda gjatë ditës së sotme shteti pushoi se ekzistuari.

 “Më është dashur të hesht gjatë ditës së sotme thjesht që të kisha mundësinë të gjykoja më e qetë mbi ngjarjet e sotme. Përfundimisht sot shteti pushoi se egzistuari... deputete vajza e gra që dhunohen, karta votimi që vidhen, Kushtetuta e bërë copash.. shteti i rënë...

Unë sot deklarohem publikisht me opozitën që zbret në sheshe... nese protestat do shtyhen për kohë më të përshtatshme është më mirë të pranojmë kapitullimin para të keqes. Para një të keqe të madhe duhet të heshtë çdo inat, kënaqesi a pakënaqësi e jona më e vogel.

Shteti demokratik sot është uzurpuar i gjithi nga përgjegjësi i vetem që bëri të marrin arratinë 200 mijë shqiptare. Në këto kushte vetëm sheshi dhe përballja mund të jenë garantet e demokracisë në vend”, shkruan Doda në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat