Flet deputetja e LSI: Ndalova të ndihmoj një zonjë, por policia më tërhoqi zvarrë!

Shqipëria

Flet deputetja e LSI: Ndalova të ndihmoj një zonjë, por policia më tërhoqi zvarrë!

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 23:46
Florida Kërpaci

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Florida Kërpaci, të hënën në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Opinion’, ka treguar për mënyrën se si u dhunua nga Policia e Shtetit.

Kërpaci tha se ishte një moment ku u drejtua drejt Kuvendit, ndërsa përpara kishte një zonjë të shtrirë pa ndjenja dhe shkoi për ta ndihmuar.
Ajo tregoi se efektivëve të policisë u tha se ishte deputete e Kuvendit, por dhuna e tyre ishte krejtësisht e pajustifikuar, ndërsa nga ai moment e në vazhdim nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë ndodhi.

Deputetja e LSI-së, theksoi se ishin efektivët e policisë ata që ushtruan dhunë ndaj saj dhe e lanë pa ndjenja.
Më tej, Kërpaci bëri me dije se e denoncoi atë akt të shëmtuar, ndërsa tha se do të kryejë edhe një kallëzim penal ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat