Pas “tymit” në parlament, Rama niset drejt SHBA-ve

Shqipëria

Pas “tymit” në parlament, Rama niset drejt SHBA-ve

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 23:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas votimit të kryeprokurores së re në parlament është nisur drejt Brukselit për një darkë zyrtare.

Por pas kësaj darke në kryeqytetin belg, Rama mësohet se do të niset për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kryeministri Rama bëhet me dije se do të niset ditën e nesërme drejt Amerikës dhe do të ketë një axhendë shumë të ngjeshur.

Burime të besueshme i thanë newsbomb.al, se Rama pritet të takohet me një biznesmen shumë të fuqishëm dhe një sërë zyrtarësh të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë në SHBA dhe takimet e nivelit të lartë besohet që të kenë lidhje me fillimin e reformës në drejtësi, që sipas ambasadorit amerikan Donald Lu pritet të jap rezultatet e para në fillimin e vitit 2018-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat