Arrestohet babai i Stresit, Sali Lushaj

Shqipëria

Arrestohet babai i Stresit, Sali Lushaj

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:31
Stresi dhe babai i tij

Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e djeshme në komisariat Sali Lushën.

Shoqërimi i tij është bërë i ditur nga djali, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai ka shkruar në një status në Instagram, ku bën me dije se babai i tij është ndaluar nga policia, pas protestës së djeshme të opozitë para Parlamentit.

Stresi, e quan si të padrejtë shoqërimin e babait në polici, duke shtuar se nuk do ta ulin kurrë kokën dhe do të jetën në çdo protestë të PD-së.

Nuk janë të pakta rastet kur edhe vet Stresi është ndaluar nga policia, ku rasti më i bujshëm është arratisja e tij nga komisariati një vit më parë.

Gjatë protestës së djeshme para parlamentit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat