Policia shoqëron babain e Stresit pas protestës, reagon Balla dhe reperi i njohur

Shqipëria

Policia shoqëron babain e Stresit pas protestës, reagon Balla dhe reperi i njohur

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 12:56
Sali Lusha dhe Stresi

Mes te shoqeruarve ne Polici pas protestes se dites se djeshme te opozites ishte edhe Sali Lusha, një nga sipatizantët e njohur të Partitsë Demokratike dhe njëkohësisht babai i reperit te njohur Stresi.

Ky i fundit, në prononcimin për “News24” tha:

“Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë i gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim ti lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort…”.

Per kete ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla i cili ne nje postim ne rrjetet sociale shkruan:

“Sali Berishës, “gjenerali” i një ushtrie të vdekur, i ka mbetur vetëm Sali Lushaj. Dy fotografi, sa 1000 fjalë për protestën dje”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat