Berisha: Soros bllokoi KLP-në, Basha ra në kurth për zgjedhjen e Prokurorit, ndërkombëtarët mbështesin Ramën nga pasioni

Shqipëria

Berisha: Soros bllokoi KLP-në, Basha ra në kurth për zgjedhjen e Prokurorit, ndërkombëtarët mbështesin Ramën nga pasioni

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 22:30
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘360°’, ka komentuar edhe reformën në Drejtësi. Sipas tij kjo reformë është bllokuar nga Soros. Berisha tha se Soros  nëpërmjet shoqërisë civile po mban peng formimin e KLP.

Ai shtoi se Shoqëria Civile e krijuar nga Soros është mafioze dhe i bëri thirrje popullit të largohet nga ajo shoqëri.

Berisha është shprehur edhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohëshëm, sipas tij Basha ra në kurthin e Ramës sepse mendoi se do gjendej një mekanizëm më i drejtë për zgjedhjen e PP.

“Tentuam të bllokomin zgjedhjen e Prokurorit sepse nuk donim që Rama të zgjidhej Kryeprokuror, ne nuk mund të bllokonim zgjedhjen e Prokurorit në qoftë se do zgjidhej në mënyrë kushtetuese”,- tha Berisha.

I pyetur nga gazetari se pse Rama gëzon mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët, Berisha është shprehur se “Ndërkombëtarët e mbështesin atë nga pasioni dhe ai pasion i ka limitet sa qielli”.., pa dhënë detaje të mëtejshmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat