Rama krenohet me transformimin e konsullatës shqiptare

Shqipëria

Rama krenohet me transformimin e konsullatës shqiptare

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 13:02
Konsullata shqiptare në Milano.

Gjatë kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama është ndalur në Itali, ku vizitoi konsullatën shqiptare në Milano.

Ai pa nga afër ambientet e reja të këtij institucioni.

Përmes një shënimi në Facebook, i shoqëruar edhe me foto nga brenda konsullatës, shefi i qeverisë shkruan se, “për herë të parë pas çerekshekulli është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët”.

Sipas tij tashmë  kanë marrë fund radhët e gjata dhe shërbimi kryhet brenda 10 minutave dhe në kushte më të mira.

“Dje në ambjentet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata dhe është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze,” shkruan Rama.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat