Votimi kundër SHBA-së në OKB, Noka thirrje popullit: Urgjentë të rrëzojmë Edi Ramën!

Shqipëria

Votimi kundër SHBA-së në OKB, Noka thirrje popullit: Urgjentë të rrëzojmë Edi Ramën!

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:30
Flamur Noka dhe Edi Rama

Të shumta kanë qenë reagimet nga politika shqiptare në lidhje me votimin dje të qeverisë shqiptare kundër rezolutës së SHBA në OKB për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Palestinës.

Sot ish ministri i Brendshëm Flamur Noka njëherësh dhe deputet i PD-së u është drejtuar shqiptarëve që ngrihen dhe të rrëzojnë kryeministrin.

Reagimi

Ndihemi te tronditur nga rreshtimi ne OKB i vendit tone kunder SHBA. Ajo eshte nje vote kunder interesit tone kombetar...Ne shqiptaret duhet te rreshtohemi perkrah SHBA ne cdo rrethane e per cfaredo lloj arsye .SHBA nuk eshte vetem aleat strategjik pasi per ne aleanca ne krah te SHBA eshte jetike.Ne i detyrohemi me shume se cdo komb SHBA. Eshte vetvraje per ne te harrojme faktin se ishte Presidenti amerikan Uillson qe vendosi veton per ekzitencen e Shqiperise ne konferencen e Paqes. Nuk mund te jemi kaq mosmirenjohes e te harrojme se ishte Presidenti Bush qe vendosi vijen e kuqe mbi Kosove .

Ishte presidenti Klinton ai qe imponoi aleateve mes te cileve kishte shume ngurrime ,vullnetin e herkurt amerikan per ta cliruar Kosoven.Ishte Presidenti Bush (junior ) qe nga Tirana njohu pavaresine e Kosoves .Eshte po ashtu fakt qe sot e kesaj dite SHBA ka lobuar dhe lobon me shume se edhe vet Kosova dhe Shqiperia per njohjen e Kosoves. Pra ndryshe nga shume vende tjera lidhja jone me SHBA është krejt tjeter. Ndaj rreshtimi kunder SHBA eshte kundër interesit tone kombëtar .

Dhe Edvin Rama dhe qeveria e tij u rreshtuan me kete votim qartas kunder interesit kombetar. Ndaj dhe eshte urgjence rrezimi i kësaj klike uzurpatore qe votoi dje ne emer te bandave, te krimit organizuar dhe te trafikanteve te droges por jo ne emer te shqiptareve. Eshte urgjence rrezimi i Edvin Rames pasi cdo dite qe kalon me shume duke qendruar ne pushtet eshte fature per Shqiperine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat