"Burri dhe papagalli’, anektoda ironike që përdor deputeti i PD-së për Ramën dhe votën në OKB

Shqipëria

"Burri dhe papagalli’, anektoda ironike që përdor deputeti i PD-së për Ramën dhe votën në OKB

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:40
Edi Rama

Për të kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me votën kundër të Shqipërisë në OKB përsa i përket njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, deputeti Edi Paloka ka treguar një barcaletë.

Demokrati ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një Anekdota, ku flitet për një burrë dhe një papagall që ishin në një avion.

POSTIMI I PALOKËS

Ne avion, qellojne prane si pasagjere nje burre qe ishte per here te pare dhe nje papagall qe udhetonte shpesh. Duke qene pa eksperience, burri i kerkon papagallit qe ta orientoje ne veprimet qe duhej te bente gjate udhetimit.Pas pak kohe, I merzitur qe nuk sherbehej, papagalli fillon te shaje antaret e ekuipazhit deri sa arriti te terheqe vemendjen e tyre. Duke pare papagallin edhe burri fillon te bej potere qe te sherbehej njesoj. Ne nje moment , nje nga antaret e ekuipazhit shkon dhe i kercenon: ne se vazhdoni keshtu, do ju hedhim fare nga avioni.Papagalli nuk deshi tja dinte dhe vazhdoi edhe me keq. Duke pare papagallin edhe burri e shtoi poteren.Pas pak vijne disa antare te ekuipazhit , i marrin e i hedhin te dy nga avioni.Burri duke rene i drejtohet papagallit : “c’me bere ? -i thote

Po ti o ko**- i thote papagalli- kur nuk di te fluturosh cfare…pate qe u krruajte
Kjo anektode e vjeter, mu kujtua mbreme kur degjoja “justifikimin” e zedhenesve te liderit boteror se edhe vende te BE votuan kunder SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat