Djali që masakroi babain dhe e hodhi në liqen martohej për pak ditë, postimi i fundit i viktimës në FB

Shqipëria

Djali që masakroi babain dhe e hodhi në liqen martohej për pak ditë, postimi i fundit i viktimës në FB

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 15:45
28-vjeçari Selman Aliaj

28-vjeçari Selman Aliaj, i cili masakroi me çekiç babain e tij mbrëmjen e së premtes dhe trupin ia hodhi në liqen, kishte caktuar edhe datën e dasmës. I riu jetonte me babain 74-vjeçar Fejzi Aliaj dhe do të martohej me Manushaqen më datë 14- Janar.

Babai dukej të ishte i entuziasmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik edhe në rrjetet sociale. Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante:

“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj” raporton Panorama.

NGJARJA

Një krim horror ka tronditur Tiranën, ku një djalë ka masakruar me çekiç të atin dhe më pas, trupin ia ka hedhur në liqen. Sot në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili është  Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Krimi thuhet se ka dy ditë qè ka ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISË ME DETAJET E NGJARJES:

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat