Shpërthim në Elbasan? Policia sqaron ngjarjen

Shqipëria

Shpërthim në Elbasan? Policia sqaron ngjarjen

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një shpërthim u raportua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Në një reagim të sajin, Policia e Shtetit sqaroi se bëhet fjalë për shpërthim me lëndë piroteknike (fishekzjarre) dhe se nuk ka dëme, as në njerëz e as materiale.

“Rreth orës 19:58 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lagjen “11 Nëntori” në një rrugicë midis pallateve është dëgjuar një shpërthim. Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua në vendin ku u dha njoftimi, ku u konstatua një gropë e vogël, e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike. Nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale”, sqaron policia në një njoftim të sajin.

Për rastin, një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat