A do të largohesh nga Shqipëria? Ja si përgjigjet Tahiri pasi mori pasaportën

Shqipëria

A do të largohesh nga Shqipëria? Ja si përgjigjet Tahiri pasi mori pasaportën

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 18:14
Saimir Tahiri ka dalë i qeshur me pasaportën e tij në duar

Pas vendimit të Apelit te Krimet e Rënda, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë i qeshur me pasaportën e tij në duar, e cila i ishte bllokuar me herët në kuadër të hetimeve për çështjen “Habilaj” dhe atë “Sota”.

Ditën e sotme, Apeli vendosi të shfuqizojë vendimin për bllokimin e pasaportës së Tahirit, duke iu rikthyer atë.

Më ketë vendim të Apelit, ish-ministri i Brendshëm mund të dalë jashtë vendit.

Teksa ka lënë ambientet e Gjykatës, Saimir Tahiri ka zgjedhur të mos flasë për gazetarët, por vetë u ka uruar festat e fundvitit.

Nisur nga vendimi i Apelit, gazetarët e kanë pyetur nëse do të dalë jashtë Shqipërisë tashmë që mori pasaportën, por ish-ministri është larguar duke thënë “Gëzuar, gëzuar të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat