“Vota kundër SHBA zhbëhet vetëm me lëvizje mbarëkombëtare…”

Shqipëria

“Vota kundër SHBA zhbëhet vetëm me lëvizje mbarëkombëtare…”

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Tritan Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka risjellë në vëmendje deklaratën e ambasadores amerikane në OKB, pas rrëzimit të vendimit të Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Mes vendeve që u pozicionuan kundër ishte edhe Shqipëria, për të cilën Tritan Shehu ngreh pyetjen “a do të konsiderohet nga SHBA vota jonë absurde në Asamble si një votë kundër vetë atyre?”

Statusi i Tritan Shehut

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të të drejtës si vend sovran. Ne do ta kujtojmë këtë ditë kur……shume vende të vijnë të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, tha së fundmi Ambasadorja amerikane në OKB, Zj. Haley.

Mbas kësaj deklarate nuk besoj se ka me dyshime për përgjigjen e pyetjes:

“A do të konsiderohet nga SHBA vota jonë absurde në Asamble si një votë kundër vetë atyre?”

Nga askush tjetër përveçse SHBA-ve mund të vije kjo përgjigje.

Dhe kjo përgjigje ka ardhur përsëri e qartë prej tyre, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar.

Pavarësisht kjo demagogjive të atyre që për aventurizëm, “lidhje a dashuri” të tjera, nuk deshën e nuk duan ta “kuptojnë” këtë, duke cënuar kështu rëndë interesat e Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e kudo ku ata jetojnë, ky tashmë është një fakt i hidhur për ne.

Kjo e vërtetë tragjike nuk mund të ç’bëhet nga disa “avoketë” të qeverisë, por vetëm nga një lëvizje të madhe mbarëkombëtare.

Të bësh një mik të madh nuk ndodh as lehtësisht e as me shpejtësi, por ta humbësh atë mund të mjaftojë vetëm një çast ku tregon mosmirënjohje a pabesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat