Vota e Shqipërisë në OKB, Vasili ‘masakron’ Ramën dhe Bushatin

Shqipëria

Vota e Shqipërisë në OKB, Vasili ‘masakron’ Ramën dhe Bushatin

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 20:13
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, lidhur me votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB.

Reagimi i Vasilit erdhi pas një deklarate të bërë ditën e sotme në kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i cila tha se është qeveria ajo që vendos si do të votojë Shqipëria në OKB.

Kreu i grupit të LSI-së, e cilëson si turp këtë deklaratë, dhe votimin pro një rezolute, që dënonte vendimin e SHBA-së, e cila njohu si kryeqytet të Izraelit, Jeruzalemin.

Postimi i plotë:

Vota antiamerikane e qeverise ne OKB nuk do as kallauz as përkthyes.

Sufleret e qeverise u shqyen qe te perkthejne ate, qe tha shume qarte Trumpi per ata qe do votonin kunder Amerikes ne OKB.

Po ky Kryeministri i leqendisur, qe ka taposur gojen dhe nuk flet dot, kaq te madh e paska hallin qe ja paska dhene gojen me qira ca e ca kallauzeve.

Po ç'mund te flase kryeministri, turpi antiamerikan qe duket sheshit nuk do as kallauz as perkthyes.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.

Kjo deklarate s'ka nevoje per perkthyes te lodhur te qeverise.

Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”.

A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat