Pamje të dhimbshme, fatorino ndal autobusin dhe plas në tokë 3 fëmijët romë

Shqipëria

Pamje të dhimbshme, fatorino ndal autobusin dhe plas në tokë 3 fëmijët romë

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 20:46
Pamje nga video

Shtresat e margjinalizuara në Shqipëri janë të shumta dhe aty bën pjesë edhe komuniteti rom-egjiptian.

Në linjën e urbanëve të Durrësit është filmuar një skenë e pahijshme dhe që duhet dënuar nga autoritetet përkatëse.

Tre fëmijë romë që po udhëtonin me një prej linjave ndërqytetëse të Durrësit janë shtyrë me forcë nga fatorinoja dhe janë plasur përtokë.

“Videoja është bërë në Durrës. I zbriti ashtu vetëm se ndjeu pështirosje a ku ta di unë, se ata nuk po bënin gjë thjesht po rrinin. Ndali autobusin hapi derën dhe i shtyu.”, shkruan një qytetar për JOQ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat