Policia italiane arreston njërin nga “ninxhat” e famshëm shiptarë

Shqipëria

Policia italiane arreston njërin nga “ninxhat” e famshëm shiptarë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Arrestohet në Brindizi një nga tre hajdutët që kishin bërë shumë vjedhje në shtëpitë e Chiavari nëntorin e kaluar.

Ata kishin kryer 15 vjedhje, të gjitha në të njëjtën mënyrë: futeshin në shtëpi duke u ngjitur mbi hekurat e katit të parë, ballkonet dhe pastaj hynin nga dritaret.

Një nga të tre, Mario Prenga, me origjinë shqiptare, që ishte gjurmuar, u arrestua në Brindizi në vigjilje të Krishtlindjeve, pak para se se ai të hipte në traget për t’u kthyer në Shqipëri.

Arrestimi i tyrë u bë i mundur pas identifikimit nga kamerat e sigurisë. Në fakt tre të dyshuarit ishin ndaluar nga “Fiamme Gialle” në Spezie por nuk u arrestuan, sepse nuk kishte prova të mjaftueshme.

Megjithatë, dy të arratisurit e tjerë, që po ashtu janë me origjinë shqiptarë, sipas zv.kuestorit Luca Capurro janë penguar së paku për të vepruar sërish në lagjet e Chiari. 

Ndalimi më 19 nëntor 2017

Duke bashkuar forcat dhe synimin, agjentët e policisë italiane të Malo-Monte di Malo dhe Caldongno-Costabissara kanë ndaluar ndaluar dhe denoncuar një bandë shqiptarësh të specializuar në vjedhjen e banesave.

Natën midis të premtes dhe të shtunës, një banor i rrugës Vicenza, Provinciale 46, duke shikuar nga dritarja vërejti dy persona që po ngjiteshin në hendekun e një ndërtese aty pranë dhe menjëhërë telefonoi 112-ën, përcjell Syri.net.

Një patrullë policie mbërriti menjëhërë në kohë për të parë dy persona duke zbritur me shpejtësi dhe duke hipir në një Ford për t’u nisur me shpejtësi të madhe drejt Vicenza-s.

Karabinierët, për të bllokuar të arratisurit, kërkuan ndihmën  e patrullave të policisë lokale në shërbim ndërmjet Malo dhe Isola.

Fordi u ndalua pas disa miljeve nga policia e Caldogno-Costabissara. Agjentët gjetën brenda tre shqiptarë me banim në Milano: T.N e L.D. nga 20 vjeç dhe G.A. 39 vjeç, të njohur nga forcat e ligjit si "ekspertë apo "minj të apartamenteve".

Gjatë hetimeve për Fordin agjentë nuk kanë gjetur prova dhe kështu tre shqiptarët janë denoncuar për tentativë vjedhjeje dhe janë liruar. Karabinierët janë thuajse të sigurtë se ata të tre ishin një bandë e specializuar për vjedhjen e apartamenteve që vepron në Alto Vicentino në vjeshtë dhe dimër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat