Ja çfarë bisedoi kryeprokurorja Marku me ambasadoren e Gjermanisë

Shqipëria

Ja çfarë bisedoi kryeprokurorja Marku me ambasadoren e Gjermanisë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:14
Arta Marku

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz .

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme, diplomatja gjermane shprehu mbështetjen e vendit të saj për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale.

Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpunimi vendas dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat