Investimet e OSHEE-së për vitin e ardhshëm 90 milionë Dollarë

Shqipëria

Investimet e OSHEE-së për vitin e ardhshëm 90 milionë Dollarë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Pavarësisht thatësirës dhe shpenzimeve për blerje energjie, investimet e kompanisë së shpërndarjes për vitin  e ardhshëm do të mbeten në të njëjtat nivele me ato të 2017-ës. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar kërkesën e OSHEE-së për të mos ndryhsuar investimet në rrjet.

Në total kompania do të shpenzojë 9 miliardë Lekë, ose 90 milionë Dollarë për rikonstruksionin e rrjetit. ERE ka nisur po ashtu edhe marrjen në shqyrtim të aplikimit të OSHEE-së dhe në ditët në vijim do të dalë me një vendim për çmimin e energjisë elektrike për konsumatorin fundor. Çmimi pritet të mbetet i njëjtë, 9.5 lekë për kilovat orë, pasi vetë kompania nuk ka kërkuar rritje.

Por Enti Rregullator rriti tarifën për shërbimin në rrjetin e transmetimit. Kompanitë në këtë treg duhet të paguajnë në 2018-ën 0.75 Lekë për kilovat/orë nga 0.65 paguajnë aktualisht. Ky çmim nuk është në përmbushje të kërkesës që Operatori i Transmetitmit ka bërë, pasi ai kërkonte minimalisht një rritje me 0.16 lekë për kilovat/orë. Pavarësisht kësaj, Enti ka marrë vendim që të rishohë në një kohë tjetër dhe me një analizë më të gjerë këtë çmim. Burime zyrtare pranë ERE-s thanë se rritja e çmimit për OST nuk do të ndikojë në tarifën e energjisë për konsumatorin fundor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat