Rama: Llalla ka lindur me këmishë, nuk është sulmuar asnjëherë nga ne

Shqipëria

Rama: Llalla ka lindur me këmishë, nuk është sulmuar asnjëherë nga ne

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 22:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Top Story’ të Sokol Ballës, është shprehur se qeveria dhe PS, nuk e ka trazuar asnjëherë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në punën e tij.

Po ashtu, Rama tha se Llalla nuk është sulmuar asnjëherë nga ai, ndryshe se çfarë bënte me kryeprokurorët paraardhësi I tij, Sali Berisha.

“Është artist pra, është artist. Këtu ka dy pjesë pyetja juaj. Pyetja e parë lidhet me Llallën. Ai është një prokuror i përgjithshëm që mban tablonë pas rënies së regjimit. Ai do konsiderohej si i lindur me këmishë. Mas Haxhiaj, Teodori Sollaku, Ina Rama, kryeprokurorë të zgjedhur nga Berisha, dhe t dalë nga zyra me mallkime ekstreme dhe tonelatat e baltës të prodhuara nga PD dhe Saliu. Llalla ka bërë punën e tij, i patrazuar asnjëherë as nga një fije bari dhe jo më me gurë apo shkopinj nga qeveria. Ka hetuar edhe njerëz me pushtet, në familjen tonë politike. Ka dalë nga zyra i pacenuar dinjitetin e tij, pasi ka qëndruar në zyrë i pandikuar.

Kjo është një tjetër arsye pse njerëzit na votojnë ne më shumë sesa opozitën e sotme. Nga ana tjetër është shumë e thjesht për njerëzit për të kuptuar se në këtë debat, në këtë ping-pong, nuk ka mundësi që të jetë ashtu si flet Basha dhe Monika Kryemadhi. Llalla është zgjedhur me konsensus të palës tjetër. Ne se kemi trazuar në punë e tij, pasi ne jemi ndryshe.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat