Meta: Do jem në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare

Shqipëria

Meta: Do jem në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 22:11
Ilir Meta

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë intervistës së mbrëmjes në “Opinion” tha se në rolin e Presidentit, ai do të jetë në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Ai specifikoi se do të luajë rol në politikën e jashtme.

“Pa dyshim që Presidenti ka dhe Presidenti do ta luajë gjithmonë rol në politikën e jashtme kur kjo gjë është e domosdoshme dhe është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare “, tha Presidenti Meta.

Një çështje madhore që presidenti tha se nuk ka pasur konsultim nga ana e qeverisë ishte ajo e votës kundër Shteteve të Bashkuara që Shqipëria dha, duke votuar pro rezolutës së OKB-së, sa i përket vendimit të Trump që Jeruzalemi të jetë kryeqyteti i Izraelit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat