Letra drejtuar Trump, Meta: Kjo është arsyeja pse e dërgova

Shqipëria

Letra drejtuar Trump, Meta: Kjo është arsyeja pse e dërgova

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 07:11
Ilir Meta në emisionin ‘Opinion’

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten ka komentuar letrën e dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për votën kundër të Shqipërisë në OKB.

Meta u shpreh në emisionin ‘Opinion’, se është një sqarim i një qëndrimi më shumë se kontestim ndaj votës së qeverisë.

Presidenti deklaroi se qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirë konsultuara.

Meta: Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB.

Nuk ka pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që Ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA.Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirë konsultuara.

Pra, duhet të reflektojnë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye sepse kemi çështje të rëndësishme siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëve në rajon të cilat na kërkojnë përgjegjshmëri të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare. Pa dyshim që Presidenti ka dhe Presidenti do ta luajë gjithmonë rol në politikën e jashtme kur kjo gjë është e domosdoshme dhe është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat