Vlonjati akuzohej për vjedhje me armë, policia i gjen në stan një pushkë pa leje

Shqipëria

Vlonjati akuzohej për vjedhje me armë, policia i gjen në stan një pushkë pa leje

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Pushka

Policia Vlorë njofton se ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ermal Shehaj, 31 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, e cila bënë fjalë për veprat penale ''Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim'' dhe ''Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', ka vendosur kryerjen e kontrollit të banesës dhe stanit të tij.

Nga kontrolli i ushtruar prej Policisë në stanin e këtij shtetasi ka rezultuar se në ambjentin e dhomës ku flinte, brenda një krevati mbante të fshehur një armë zjarri tip pushke model 56 e kalibër 7.62 mm si dhe 70 copë fishekë luftarak. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit sëbas ku me 70 copë fishekët luftarak. Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ''Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat