U arrestua në dhjetor, Hila: Ndodhesha në itali kur ndodhi vjedhja!

Shqipëria

U arrestua në dhjetor, Hila: Ndodhesha në itali kur ndodhi vjedhja!

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Drilon Hila

Një 29 vjeçar ka denoncuar në media arrestimin e tij, pasi akuzohet për një vjedhje të kryer më 13 dhjetor në Shkodër.

Drilon Hila thotë se ka qenë në Itali kur ka ndodhur grabitja dhe këtë e vërtetojnë edhe vulat në pasaportë. Ai mohon që të ketë njohje edhe me personat që e kanë kallëzuar në polici.

Ai ndodhet në arrest shtëpie me afat për 30 ditë për një vjedhje. Vendimi është caktuar nga gjykata e Shkodrës me kërkesë të prokurorisë.

Hila pretendon se është i pafajshëm. Ditën kur është kryer grabitja më 13 dhjetor të këtij viti  ai thotë se ishte në Itali tek i vëllai.

Më 17 dhjetor ka mbërritur në Shqipëri.

I riu mohon njohjen me personin, i cili ka nxjerre emrin e tij në polici si bashkëpunëtor në ngjarje.

29 vjeçari ka dorëzuar në gjykatë dhe prokurori të gjithë dokumentet që sipas tij vërtetojnë që ndodhej jashtë shtetit kur është kryer vjedhja. Madje ka edhe dëshmitarë për këtë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Hila ka ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet A.M në lagjen Naim Gjylbegu të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat