Rama prish traditën me gazetarët, zëdhënësja e Berishës e "godet" me disa kujtime!

Shqipëria

Rama prish traditën me gazetarët, zëdhënësja e Berishës e "godet" me disa kujtime!

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Edi Rama

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, është kthyer pas në kohë për të kujtuar momentet kur me ftesë të kreut të qeverisë, gazetarët mblidheshin për të trokitur gotat me Berishën për festat e fundvitit.

Fotot i përkasin vitit 2012, më 30 dhjetor, ku spikasin shumë gazetarë dhe drejtues të njohur. Vihet re ish-kryeministri ka foto me thuajse secilin prej gazetarëve, por nuk mungojnë edhe fotot e grupit. Duke kujtuar këtë atmosferë me fjalen "Maemories" - -'Kujtime', Erla Mëhilli na sjell në vëmendje një fakt të rëndësishëm. 

Për të parin vit, kryeministri Edi Rama nuk i ftoi gazetarët për fundvit. Ai mbylli komunikimin zyrtar me ta në një konferencë që bëri për arritjet e qeverisë së tij në një vit dhe sfidat që e presin në 2018. Në fakt, mbledhjet festive që kryeministri i ka bërë gazetarëve për fundvit, nuk kanë kaluar pa incidente, e asnjëherë nuk ka qenë atmosfera që përcillet përmes fotove të zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha. 

Ky vit i parë që Rama bojkoton festën me gazetarët, në fakt është edhe viti kur kreu i qeverisë më së shumti e ka sulmuar median, duke e etiketuar “kazan”. Ndërsa vazhdimisht gjatë konferencave dhe deklaratave të tijat për median, nuk kanë munguar ironitë me gazetarët që i drejtojnë pyetje në interesin qytetar. 

Madje rasti më i paprecedentë ishte ai kur kryeministri mori rolin e kryeredaktorit duke vlerësuar punën e gazetarëve, sigurisht me rezerva të mëdha se si ata duhet t’i ndjekin cështjet politike me rëndësi, sipas tij. Ndoshta “tradita” është prishur nga frika e mundshme e kryeministrit se gazetarët do ta refuzonin masivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat