Nisja e 2018-ës për Metën dhe Kryemadhin, zbuloni detajet e festës presidenciale

Shqipëria

Nisja e 2018-ës për Metën dhe Kryemadhin, zbuloni detajet e festës presidenciale

Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:21
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zbuluar disa detaje nga darka e ndërrimit të viteve në familjen presidenciale.

Ajo dhe presidenti Ilir Meta e kanë pritur 2018-ën në shtëpinë e tyre, së bashku me fëmijët, dy vajzat dhe djalin. Pasi kanë shtruar tryezën dhe kanë pritur orën të trokasë 00.00, fëmijët kanë dalë të festojnë me miqtë e tyre, ndërsa çifti Mona dhe Ilir Meta, kanë festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Një detaj interesant që zonja Kryemadhi zbulon, është ndihma që i kanë dhënë vajzat për shtrimin e darkës dhe larjen e enëvë. “E mbajtën fjalën”, shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe një foto me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta, teksa janë duke pirë kafen e parë për vitin 2018.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!”, - shkruan Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat