I hedhin lëndë plasëse komshiut në oborr duke festuar Vitin e Ri, pranga dy të rinjve

Shqipëria

I hedhin lëndë plasëse komshiut në oborr duke festuar Vitin e Ri, pranga dy të rinjve

Më: 2 janar 2018 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vepruar, duke vënë në pranga 2 të rinj, për shkak se këta duke festuar i kanë hedhur koshiut lëndë plasëse në oborr. Forcat blu të qytetit verior kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur pikërisht në ditët e ndërrimit të viteve.

Njoftimi i policisë:

Pas hetimeve intensive të kryera nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është  dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Klevin Palushaj, 22 vjeç,

Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, të dy vëllezër. Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës,  rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P  58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P. Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat