“Kingu” i qeverisë do rrijë në ajër, harxhon 160 milion lekë vetëm për bileta avioni

Shqipëria

“Kingu” i qeverisë do rrijë në ajër, harxhon 160 milion lekë vetëm për bileta avioni

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:16
Arben Ahmetaj

Avionët e linjave ndërkombëtare që ulen në Rinas janë në pjesën më të madhe të tyre të mbushur me punonjës të ministrive në raste festash.

Institucionet shtetërore harxhojnë shuma të çmendura për të fluturuar në botë nga taksat e shqiptarëve, aq sa ndonjëherë të duhet të fërkosh sytë për të konfirmuar shifrën që ke përpara.

Kështu po ndodh tek Ministria e Financave me në krye Arben Ahmetajn, ministrin më shik të qeverisë.

Kjo ministri ka planifikuar të harxhojë plot 160 milion lekë të vjetra vetëm për bileta avioni përgjatë dy viteve të vijim.

Dokumentet e siguruara nga Albeu.com konfirmojnë se shuma është aq e madhe sa që ministria e ka shtyrë dy herë afatin e dorëzimit të ofertave duke ndryshuar edhe kushtet pasi në Shqipëri nuk ka ende ndonjë operator që mund të përballojë një fluks të tillë mekriteret e vendosura.

Në draft kontratën e siguruar nga Albeu.com, Arben Ahmetaj nuk përshkruan destinacionet për të cilat bëhet fjalë, por u kërkon kompanive që të bëjnë oferta mbi shumën në fjalë, ndërsa detajet do të përcaktohen sipas nevojave të kontraktorit, pra në rastin konktret Ministrisë së Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat